Skip to content
Slide
Slide
RRETH NESH

Mars 2003 ishte viti kur brendi i shijes botërore Jaffa Champion kishte filluar rrugëtimin e tij
duke sjell për gjithë konsumatorët një gamë të gjerë të pijeve me përmbajtje të lartë të frutave
si dhe llojllojshmëri shijesh.

Në një periudhë të shkurtër kohore, Jaffa Champion arriti të thyej kufijtë duke depërtuar në
tregun rajonal dhe botëror.
I themeluar me qëllimin kryesor për të ofruar produkte bio, freskuese e cilësore dhe pa dallim
grupmoshe, brendi Jaffa Champion tani mund ta gjeni në paketime të ndryshme:
1.5L Plastikë
0.5L Plastikë
0.2L Qelq
0.25L Kanaçe
0.25 Sport Cap
0.2 Cocktail
Vlerësimi që iu bë brendit nga konsumatorët, bëri brendi botëror të ndjek trendin edhe në
shije duke sjell për konsumatorët e tij shije të reja nga viti në vit:
Dredhëz, Portokall, Vishnje, Qershi, Pjeshkë, Mollë, Multivitamin, Ice Tea, Ananas etj.
Përmbushja e objektives kryesore që nga themelimi, përveç që mori vlerësim të lartë nga
konsumatorët anë e kënd globit, bëri që brendi të çertifikohet me dy liçenca ndërkombëtare
për aplikimin e praktikave më të mira në prodhim; ISO 22000:2005 dhe HACCP.
● Në vitin 2013, Jaffa Champion mori çmimin si eksportuesi numër 1 në vend.
● Në vitin 2014 çertifikohet me çmimin IFS.
● Në vitin 2015 çertifikata për Standardin Global për sigurinë e ushqimit.
● Në vitin 2018, çertifikohet me çertifikatën Hallall.
Prioriteti i kompanisë Jaffa Champion vazhdon të jetë kujdesi i lartë ndaj konsumatorit.

MISIONI

- Ofrimi i cilësisë së lartë duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.
- Ndjekjen e trendëve dhe prurjen e shijeve të reja.
- Shtrirje globale.
- Ekip të motivuar drejt sukseseve të përbashkëta dhe më përgjegjësi të lartë.

VIZIONI

Vizioni ynë është që produktet tona të konsumohen ndërkombëtarisht, duke besuar se jemi
ata të cilët po sjellim ndryshime në ekonominë vendore, por edhe duke vazhduar të
kontribuojmë në qëndrueshmërinë dhe përmirësimin e kushteve sociale, shëndetësore dhe
mjedisore të komunitetit, e po ashtu duke besuar që po japim më të mirën për të forcuar
frymën biznesore edhe në favor të komunitetit ku veprojmë.

Slide
Slide

Mollë

6412

Dardhë

5714

Portokaj

3654

Qershi

7413

Slide

        © All Rights Reserved - 2022

Jaffa Champion      

sq